Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kritikat për editorialin me Vuçiç, Rama: Nuk ka ‘dorëheqje’ nga anëtarësimi në BE! Shoqata e molotovarëve është në botë tjetër

13:54 / March 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
165e01aa 3469 4668 8f47 1003139192f9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në konferencën që po mban me gazetarët, u pyet edhe për editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin pa të drejtë vetoje në Union.

“Është për të ardhur keq por mua nuk më vjen keq për shoqatën e molotovarëve që e quani PD, se janë në botë tjetër, nuk kanë lidhje fare me botën e sotme të marrëdhënieve ndërkombëtare të punës për t’u anëtarësuar në BE, por një gjë është e sigurt se kam qenë zëri i parë, jo sot por ka disa vite, që është ngritur për një qasje ndryshe ndaj anëtarësimit. Nuk kam thënë ndonjëhërë, dhe as editoriali i mallkuar, nuk po u vë emër atyrr që në Kosovë e Shqipëri e kanë mallkuar, nuk thotë askund dorëheqjen nga anëtarësimi në BE. Përkundrazi. Kjo është temë që kërkon pak thellim për të kuptuar se çfarë flasim. Kam thënë se BE vendet anëtarë, disa nga ato nuk e kanë kapacitetin për të përballojnë momentin e fundit. Për të dalë përpara popujve të tyre dhe për të thënë se po marrim edhe një tjetër në familjen tonë nëse nuk kanë mundësi që ta argumentojnë për disa opinione që janë ndaj zgjerimit. Ajo që mund të ndodhë është se të gjitha gjërat të bëhen gati, kanë qenë gjithmonë me këtë vështirësi, mund të mos e gjejnë këtë kapacitet. Që dmth se procesi mund të ngelet peng. Plus që dinamika e BE është e paparashikueshme për shkak të dinamikave të brendshme politike. Në 2027 ka zgjedhje në Francë, që është vend kyç. Franca e ratifikon anëtarësimin e një vendi të ri anëtar në BE me 2/3 e parlamentit, ose me referendum popullor. Franca ndodhet në kushtet që nuk bën dot qeveri të shumicës, plus që nuk dihet se çfarë qasje do të ketë presidenti apo presidentja kur të zgjidhet. Për të mos pritur që gjërat të bëhen fakt dhe më pas të mbetesh por për të punuar në këtë drejtim. Kur flisja për këtë, askush nuk e përkrahte, sot janë jo pak që e shohin me interes këtë qasje. Sa i përket dëgjesës së molotovarëve, meqë kanë filluar të flasin në emër të Berlinit, le të shkojnë të flasin atje dhe të pyesin ore ia vlen të luftojmë për këtë punë apo ta mbyllin gojën se jemi komplet jashtë loje. Unë e di se çfarë do iu thonë.”, tha Rama.

BE editoriali Rama vuçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

21:53 / June 26, 2026

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Rama pret ish-presidentin francez François Hollande në Tiranë, nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

13:29 / June 26, 2026

Rama për ItalPress: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

12:54 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.