Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj uron Ditën e Verës: Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve

09:39 / March 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9458
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot Ditën e Verës.

Begaj theksoi se kjo është një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë.

“Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familjeje shqiptare”, ishte urimi i Presidentit Begaj.

Dita e Verës është një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi dhe që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Kjo festë ka krijuar prej vitesh traditën e saj, jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të ndryshme, që nga shëtitjet dhe ekskursionet në natyrë, deri te dreka tradicionale familjare ku nuk mungojnë ballokumet, ëmbëlsira tipike e kësaj feste.

Sipas traditës, zanafilla e Ditës së Verës lidhet me faltoren e Zanës së Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e Elbasanit. Ajo konsiderohej perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj më 14 mars, duke shënuar ardhjen e stinës së re.

Një tjetër simbol i kësaj feste është “verorja”, një byzylyk me fije të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe hiqet kur shfaqet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh që, sipas besimit popullor, dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

E trashëguar brez pas brezi, Dita e Verës mbetet një nga festat më përfaqësuese të traditës shqiptare dhe një simbol që identifikon veçanërisht qytetin e Elbasanit.

bajram begaj Ditën e Verës Presidenti uron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.