Qeveria amerikane po sillet si një “ndërmjetës” që merr komision. Ky është një tjetër nga ndryshimet e bujshme të sjella nga manjati Donald Trump.
Administrata e tij do të marrë një komision prej rreth 10 miliardë dollarësh nga investitorët e përfshirë në marrëveshjen që, në fillim të vitit, i dha SHBA-ve kontrollin mbi platformën kineze TikTok në tregun amerikan. Këto para përfaqësojnë një “shpërblim” për ndihmën në mbajtjen të gjallë të aplikacionit të popullarizuar në tregun e brendshëm. Pagesa bën pjesë në marrëveshjen midis investitorëve dhe ByteDance, kompania që zotëron TikTok.
Ndër ata që do të paguajnë administratën përfshihen kompania Oracle, fondi Silver Lake dhe investitori nga Abu Dhabi, Mgx.Në mbylljen e marrëveshjes në janar, u paguan 2.5 miliardë dollarë.
Trump, megjithatë, si njeri biznesi, nuk e ka fshehur kurrë këtë aspekt:
Shtetet e Bashkuara po marrin një komision të jashtëzakonshëm, vetëm për faktin që e bënë të mundur marrëveshjen, dhe nuk dua ta humbas këtë mundësi!
Tani janë bërë të njohura dimensionet e këtij “shpërblimi”. Por sipas Wall Street Journal, një pagesë e tillë është pothuajse e paprecedentë.
