Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërthimi me eksploziv në Tiranë/ Arrestohen 7 persona, policia zbardh detaje nga ngjarja

09:19 / March 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9556
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në një automjet në pronësi të shtetasit O. K., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë vënë në pranga 7 persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët dyshohet se vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal dhe rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjatë operacionit u sekuestruan prova materiale, mes tyre biçikleta e përdorur gjatë kryerjes së krimit, rrobat e autorit, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit si dhe disa aparate celularë.

Sipas policisë, menjëherë pas shpërthimit u ngrit një grup hetimor që, përmes administrimit të provave në vendngjarje dhe verifikimit të kamerave të sigurisë në disa akse rrugore, arriti të identifikojë dhe dokumentojë autorët e dyshuar.

Në vijim të hetimeve u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, u ndaluan për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Po ashtu, është kryer ndalimi me iniciativë edhe për shtetasin S. N., 33 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i dyshuar si porositësi i vendosjes së eksplozivit.

Nga hetimet rezulton se shtetasi J. G. dyshohet se ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në automjet, ndërsa është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., të cilët i kanë siguruar fotografitë dhe vendndodhjen e automjetit, biçikletën për lëvizje, banesën ku u strehua si dhe lëndën eksplozive.

Ndërkohë, tre të ndaluarit e tjerë dyshohet se kanë transportuar me automjet autorin e vendosjes së eksplozivit, në datën 10 mars 2026.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

arrestohen eksploziv shpërthimi Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.