Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

21:59 / March 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Parlamenti Europian ka arritur një interes të rëndësishëm nga grupet parlamentare në lidhje me rapotortin për Shipërinë. Deri në afatin final janë dorëzuar rreth 305 amendamente për t’i bashkëngjitur dokumentet final që do të miratojë Parlamenti i Strasburgut.

Amendamentet, në një pakicë të tyre janë hartuar nga një grup që e njohin mirë Shqipërinë dhe kanë akses në zhvillimet, siç është kreu i komisionit të Jashtëm, David McAlister.

Këto amendamente janë më të fokusuara, më të përgjithësuara, e sipas të gjitha gjasave do të jenë shumica e tyre që do të futen në raportin final.

Ndërkaq, dy grupet politike më të mëdha PPE dhe PSE kanë propozuar amendamente, që duken hapur që janë kryesisht partizane dhe të shtyrë nga politika e Tiranës.

Këto amendamente, duket janë shtyrë jo nga kupolat e grupeve më të mëdha parlamentare, por kryesisht nga eurodeputetë të veçantë, influence me të cilët vjen si pasojë e lobimit të politikës së Tiranës.

Gjasat janë që asnjë apo shumë pak nga këto amendamente të tilla partizane të futen në raportin pëfundimtar. i cili do të vijë në një draft të hartuar nga relatori dhe krerët e grupeve përkatëse, në bashkëpunim edhe me Komisionin Euopian.

Gjithsesi, në ditët e ardhshme do të jemi më të qartë për detajet përfundimtae të draftit që do të miratohet me votat e eurodeputetëve.

Por thelbi është që pikërisht përgatitja e këtij raporti, është shfrytëzuar si një armë politike nga opozita e Sali Berishës për të arritur ta kthejnë në një atu politike. Përveç deputetëve të PD-së që kanë eksperiencë me sallonet e Brukselit e Strasburgut, vetë Sali Berisha u nis për të drejtuar këtë mision lobimi. i cili duket mjaft frustrues si për të nxjerrë dhjamë nga pleshti. Në praktikë për të prodhuar një kauzë politike që të shtyhet situata deri në rizgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i PD-së.

Në fund të vitit të shkuar u prodhua teza e Ramaduros, me iluzionin se Donald Trump do ta rrëmbejë kreun e qeverisë shqiptare. Me rënien e kësaj teze, u hodh ajo e radhës; do të bllokohet integrimi në BE.

Kjo ndodhi një vit pasi Sali Berisha, për të marrë vëmendjen e Trump-it i bënte helaq të gjithë krerët e BE-së, kryesisht ato që ishin të përfshirë me çështjet e Ballkanit, e përkatësisht edhe të Shqipërisë. Ka disa deklarata të ndryshme dhe në ser iku emër dhe mbiemër sulmohen këto politikanë e zyrtarë europianë. Madje për çështjen e integrimit BE nuk kishte asnjë diskurs, ngaqë e shikonte si humbje kohe, ngaqë ishin paguar një djallë e gjysmë përtej oqeanit. Kur u pa që nga Amerika jo vetëm nuk u arrit gjë, por doli edhe më keq, sidomos kur në Tiranë “mbiu” jo vetëm e bija e Donald Trumpit, por edhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të rrethit të afërt të kreut të Shtëpisë së Bardhë, u rimor teza e Europës.

Natyrisht jo me ide e diskurs, po kryesisht me shtyrje e lobime, apo narrativë, që meqë Trump nuk e rrëmbeu Edi Ramën, tani do e rrëzojë Europa. Deri në ditën kur të shpallë luftën finale, kjo punë është…

BE bllokimit ramaduros renia tezes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

19:21 / March 27, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

20:55 / March 26, 2026

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

21:19 / March 25, 2026

Gazment Bardhi reagon ashpër ndaj Marta Kos: E përbuzim qendrimin tuaj, BE të distancohet

20:28 / March 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.