Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Nancy VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

12:02 / March 24, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9921
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn ka shkuar sot në Ministrinë e Brendshme.

Vizita e saj është bërë teksa ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Top Channel mëson se sot kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit kalojnë në fazën e intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Në këtë fazë nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e kandidatëve: Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.

Dy kandidatet ishin juriste dhe vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Nga verifikimi i dosjeve të dorëzuara rezultoi se ato nuk plotësonin kriteret ligjore për të aplikuar, duke u skualifikuar.

Garën e vijon pjesa e mbetur e kandidatëve, të cilët do të intervistohen nga komisioni i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i AMP-së.

drejtorin gara Policisë së Shtetit van horn
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.