Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Spitali i Lezhës kryen me sukses një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale

11:44 / March 25, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9986
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spitali Rajonal i Lezhës, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, ka shtuar gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Kryeministri Edi Rama, informoi sot se në këtë spital u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e një kompleksiteti tepër të lartë.

Sipas Ramës, ndërhyrja e pankreatoduodenektomisë (Procedura Whipple) u krye te një paciente me tumor në kokën e pankreasit, ndërsa teknika përfaqëson një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale.

Operacioni u krye me profesionalizëm dhe përkushtim nga ekipi kirurgjikal Dr. Aurel Bardhi, Dr. Ardian Preli, Dr. Elda Papa, ekipi i anestezi-reanimacionit, nën drejtimin e Dr. Everest Dega.

“Kjo ndërhyrje përbën një arritje të rëndësishme për Spitalin Rajonal Lezhë, duke dëshmuar rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike në trajtimin e patologjive të avancuara kirurgjikale”, tha Rama.

Spitali Rajonal Lezhë ofron shërbime në patologji, pediatri, shërbimin e anestezi-reanimacionit, të kirurgjisë së përgjithshme, okulistikë, kujdes paliativ, kimioterapi, ortopedi si dhe shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë.

abdominale Edi Rama Kirurgjinë ndërhyrje Spitali i Lezhës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë

13:18 / March 28, 2026

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës dhe benzinës jo më shumë se 218 lekë/litri

10:42 / March 28, 2026

Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi

10:09 / March 28, 2026

Këtë të diel rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

10:05 / March 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.