Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Durrës/ Pas më shumë se 1 viti, kontejnerët me mbetjet toksike zhvendosen nga Porto Romano, pranë fshatit Vrinë

12:42 / March 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike që ndodheshin në Porto Romano në Durrës u zhvendosën këtë të diel në fshatin Vrinë, pranë Shënavlashit, në një hapësirë tjetër. Shkak i lëvizjes nga vendi ku qëndronin prej rreth 1 viti e gjysmë u bë edhe kërkesa e vazhdueshme e banorëve që kërkonin largimin e tyre prej zonës, nga frika e kontaminimit.

Në verën e 2024-ës, një operacion me përmasa të pazakonta mori vëmendje ndërkombëtare, 102 kontejnerë të nisur nga porti i Durrësit bënë xhiron e botës, pasi u rikthyen nga Malajzia pas një denoncimi se transportonin rreth 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme. Ngarkesa u rikthye në Shqipëri në fund të tetorit, dhe u vendos në një mjedis privat në zonën e Porto Romanos, nën masa të rrepta sigurie dhe monitorim të vazhdueshëm. Paralelisht, Prokuroria e Durrësit nisi një hetim të gjerë për të zbardhur përgjegjësitë.

Mbi një vit pas sekuestrimit, hetimet çuan në lëshimin e 33 urdhër-arresteve ndaj personave të përfshirë. Sipas organit të akuzës, shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor u konstatuan jo vetëm tek kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj”, por edhe pranë institucioneve shtetërore si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Nga këto masa, vetëm 20 u ekzekutuan, ndërsa në vendimin e gjykatës 8 u lanë në “arrest në burg”, 5 në “arrest shtëpie” dhe 7 të tjerë “detyrim paraqitjeje”.

Hetimet zbuluan se mbetjet kishin origjinë nga proceset industriale të përpunimit të çelikut në Metalurgjikun e Elbasanit, administruar nga “Kurum”, dhe eksportuar në Malajzi nga kompania “Sokolaj”. Ishte pikërisht alarmi i dhënë nga organizata ndërkombëtare “Basel Action Network” që ndaloi hyrjen në Malajzi dhe detyroi kthimin në Shqipëri. Sipas ekspertizës së kryer në Itali në dhjetor 2025, mbetjet u identifikuan si pluhur nga furrat elektrike me qark, kategori e klasifikuar e rrezikshme brenda dhe jashtë vendit. Analizat zbuluan përmbajtje të lartë zinku dhe hekuri, të shoqëruara me elementë të tjerë shumë toksikë. Këto substanca paraqesin rrezik serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, duke përfshirë toksicitet për riprodhimin dhe ndikime të forta te uji.

Në dosjen hetimore theksohet se kompanitë e përfshira kishin dijeni të plotë për natyrën e rrezikshme dhe dyshohet se falsifikuan dokumentet për të fshehur përmbajtjen reale. Personat ndaj të cilëve u vendosën masa sigurie përballen me akuza që përfshijnë kontrabandë të mallrave të ndaluara, ndotje të mjedisit, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, duke e kthyer këtë çështje në një nga skandalet më të mëdha mjedisore dhe institucionale të viteve të fundit në vend.

1 viti Durres kontenjeret mbetjet zhvendosen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.