Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

AKSK rrëzon pretendimet e hakerave iranianë: S’u prek sistemi jetik shqiptar

21:20 / March 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hakerat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, përmes një njoftimi zyrtar ka rrëzuar pretendimet e “Homeland Justice” për sulm kibernetik të institucioneve shqiptare.

Në njoftim shkruhet se materiali që po qarkullon është komunikim zyrtar i AKSK drejt infrastrukturave kritike të informacionit. Pra, nuk është një komunikim i klasifikuar.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) sqaron opinionin publik se pretendimet e publikuara së fundmi mbi një komprometim të institucionit tonë, janë të pavërteta.

Materiali i qarkulluar përbën një komunikim zyrtar të AKSK drejtuar infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, në kuadër të bashkëpunimit institucional, dhe nuk është komunikim i brendshëm.

AKSK vijon të operojë normalisht dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kibernetike, si dhe në informimin e saktë dhe transparent të publikut.

Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK“, thuhet në njoftimin zyrtar.

Përveç AKSK-së, reagime më herët pati dhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë.

“Për shkak të interesit në lidhje me hakerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorisë së Përgjithshme, ju bëjmë me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hakerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën“, u njoftua nga Prokuroria.

“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik. Sipas pretendimeve të grupit Homeland Justice në Telegram, është sulmuar faqja gjykata.gov.al, e cila është nën menaxhimin e plotë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare“, njoftoi Gjykata e Lartë.

Këtë vit, u raportuan sulme kibernetike nga ky grup ndaj sistemit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Postës Shqiptare. Më herët, në 2025-ën, ata nxorrën jashtë funksionit faqen e Web-it të bashkisë Tiranë.

Në vitin 2022, sulmuan shërbimet online në Shqipëri. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpriste asokohe marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik.

AKSK hakerave iraniane pretendimet rrezon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.