Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

09:27 / April 4, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0548
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet europiane kanë diku mes tre dhe tetë muaj rezerva karburanti për avionët. Por disa qeveri nuk përjashtojnë mundësinë e futjes së masave të racionimit, në skenarin ekstrem (i cilësuar si “i largët”), me një reduktim të fluturimeve që nga maji ose qershori, duke filluar ndoshta me fluturimet e avionëve privatë përpara se të preken linjat e rregullta.

Kjo del nga vlerësimet paraprake të brendshme që qarkullojnë mes disa autoriteteve të aviacionit civil në Europë, sipas burimeve komunitare.

Një muaj krizë

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, pas shpërthimit të luftës mes SHBA-ve dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër, ka reduktuar pothuajse në zero numrin e cisternave që kalojnë ngushticën: nga një mesatare prej 60 në ditë (deri më 28 shkurt) në maksimumi vetëm disa të tilla, sipas të dhënave të FMN-së. Mes tyre janë edhe dhjetëra anije që, përveç naftës, transportojnë mijëra fuçi nafte drejt Europës.

Importi i karburantit për avionë

Në vitin 2025, sipas një raporti të Scope Ratings, Gjiri Persik “ka furnizuar 43% të importeve europiane të karburantit për avionë, me varësi më të madhe për Spanjën, Italinë dhe Greqinë, vende që varen nga rrugët e cisternave përmes Kanalit të Suezit dhe Mesdheut lindor”.Ndërkohë, qendrat e Europës Veriore “të furnizuara kryesisht nga rafineritë e Atlantikut dhe rrjetet e tubacioneve, janë relativisht më të mbrojtura”.

Situata në Shtete

Aviacioni britanik, me numrin më të madh të pasagjerëve në lëvizje në kontinent, është aktualisht më i ekspozuar ndaj krizës energjetike. Nëse furnizimet nga Gjiri “nuk mund të zëvendësohen, Mbretëria e Bashkuar mund të mbetet pa rezerva karburanti brenda tre muajve”, pra deri në qershor, llogarit kompania Argus.

Portugalia mund të shterojë brenda katër muajve, Hungaria në pesë, Danimarka në gjashtë. Italia dhe Gjermania kanë rreth shtatë muaj rezerva, ndërsa Franca dhe Irlanda tetë.

“Mbylljet e rafinerive kanë dobësuar ekuilibrin e tregut të karburantit për avionë në Europën Perëndimore, ndërsa kërkesa është rritur”, kujton Argus.

Skenarët

Argus sqaron se “është e pamundur që konflikti në Lindjen e Mesme të çojë një vend europian në shterimin e plotë të produkteve të rafinuara, sepse lufta kufizon vetëm një pjesë të burimeve të importit”.

Por “rezervat kombëtare mund të bien në nivele rrezikshëm të ulëta, duke shkaktuar mungesa lokale dhe luhatje më të forta të çmimeve”.

Strategjitë kombëtare

Vendet ku prodhimi barazohet ose tejkalon konsumin, si Polonia dhe Greqia,“mund të operojnë me rezerva më të ulëta sepse varen më pak nga importet”. Ndërsa vendet që varen nga importet por kanë rezerva më të mëdha, si Irlanda, janë më të mbrojtura.

Faktori sezonal

Rezervat ndikohen edhe nga sezoni: “zakonisht bien në pranverë dhe vjeshtë për shkak të mirëmbajtjes së rafinerive, dhe rriten në verë kur prodhimi shtohet”.

Rritja e çmimit

Më 2 prill, një ton karburant avioni në Europë shitej për 1 mijë e 903,5 dollarë, një rritje prej 18.4% krahasuar me ditën e mëparshme dhe 130% më shumë se më 27 shkurt, në prag të konfliktit. Ky është niveli më i lartë që nga korrikui vitit 1991.

“Por një kontratë mbrojtëse kundër luhatjeve të çmimeve nuk siguron asnjë litër karburanti nëse furnizuesi nuk është në gjendje ta dërgojë”, paralajmëron Scope Ratings.

Aksesi fizik varet nga zinxhiri i infrastrukturës: prodhimi i rafinerive, rrugët e cisternave, integriteti i tubacioneve dhe volumi real në depo.

Frika e një krize operative

“Një përshkallëzim i konfliktit që ndërpret ndonjë hallkë të këtij zinxhiri krijon një krizë operative që asnjë program mbrojtës nuk mund ta zgjidhë”, shtojnë analistët.

Aeroportet europiane

Aeroportet nuk raportojnë probleme, por janë gjithnjë e më të shqetësuara për aksesin në karburant.

“Sa më gjatë të zgjasin armiqësitë, aq më i madh do të jetë ndikimi në kërkesë, me rritje çmimesh dhe mungesa të mundshme”, paralajmëron Eurocontrol.

Opsionet e mundshme

Në tavolinë janë disa opsione: fillimisht kufizimi i aviacionit privat, që konsumon 5-8% të karburantit në Europë. Si masë e fundit, përpara një bllokimi total, do të mbrohen lidhjet esenciale me/nga ishujt.

Vendim politik

Çdo vendim i tillë do të merrej vetëm me miratimin “politik” të Komisionit Europian, i cili do të lëshonte një Notam (njoftim për aviatorët) me datë fillimi dhe mbarimi të masave. Për momentin, ky mbetet vetëm një skenar teorik./Corriere Della Sera

anulime avionët fluturime karburant vendet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.