Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përveç shkeljes së të drejtave të njeriut, të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit! Gati sa ndihma ekonomike për 50 mijë familjet e varfra

20:18 / April 6, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Burgu
Öùôïãñáößá áñ÷åßïõ ìå çìåñïìçíßá 26 Íïåìâñßïõ 2004 áðü ôéò öõëáêÝò Êïñõäáëëïý.Ðåñéóóüôåñïé áðü 5500 êñáôïýìåíïõò óôéò öõëáêÝò ôçò ÷þñáò êÜíïõí áðï÷Þ áðü ôï óõóóßôéï ôïõò äéáìáñôõñüìåíïé ãéá ôéò êáêÝò óõíèÞêåò äéáâßùóçò ôïõò.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë gjithë vitit 2025 në burgjet shqiptare u numëruan 4963 persona gjithsej. Fundi i vitit gjeti në qeli 1934 të dënuar me vendim të formës së prerë dhe 2569 , ose 57 përqind e totalit, ishin ende të arrestuar nën hetim ose në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor dhe një vendimi përfundimtar.  

POPULLATA E BURGJEVE NE FUND TE VITIT 2025
Të Paraburgosur                                          2.569 (57%)

Të dënuar                                                    1934

Çështja e numrit të lartë të të paraburgosurve është kthyer prej shumë muajsh në një temë debati, i lidhur më së shumti me aspekte që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Por ka dhe një tjetër aspekt që lidhet me një faturë jo të vogël financiare.

Gjatë vitit të kaluar, shteti shpenzoi afro 55 milionë euro si mbështetje për ndihmën ekonomike ofruar afro 50 mijë familjeve. Ndërsa nëse do t’i referohemi, shifrave të fundvitit për popullatën e burgjeve, nga buxheti i shtetit, për këta të fundit, kanë dalë mbi 90 milionë euro, prej tyre 47.8 milionë vetëm për të paraburgosurit.

SHPENZIMET PËR TË PARABURGOSURIT

Kosto vjetore            47.821.935 euro

Kosto mujore               3.985.161 euro

Kosto ditore                   131.019 euro

Në Shqipëri kostoja ditore për një person të mbajtur në qeli, përfshirë të gjitha shpenzimet, nga ushqimi, siguria, apo trajtimi shëndetësor, është 51 euro në ditë, ose 18 mijë e 615 euro në vit.

SHPENZIMET

Kosto vjetore për një person në qeli                        18.615 euro

Kosto mujore për të dënuar e të paraburgosur (2025)     7.698.853 euro

Kosto vjetore për të dënuar e të paraburgosur (2025)      92.386.245 euro

Sipas të dhënave zyrtare, kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në paraburgim në Shqipëri, llogaritet në 253 ditë krahasuar me 155 në vendet evropiane apo 63% më e lartë. Ndërsa në Bashkimin Evropian, mesatarisht vetëm një në çdo pesë persona në sistemin penitenciar është i parabugosur. Duke iu referuar kësaj mesatareje, në fund të dhjetorit të kaluar Shqipëria do të duhej të kishte në total 2417 persona në institutet e saj penitenciare, nga të cilët vetëm 483 do duhej të ishin të paraburgosur.

Në një situatë të tillë, teorikisht, shteti do të kishte kursyer 3.2 milionë euro në muaj ose 38.8 milionë euro në vit. Një shumë e barabartë me 70 përqind të asaj që shpenzohet për ndihmën sociale.

Numri i lartë i të paraburgosurve është një problem i vjetër në Shqipëri. Në  dy raportet e Komitetit Kundër Torturës, të Këshillit të Evropës, si në 2019 dhe në 2023, autoriteteve shqiptare u është kërkuar të bëjnë përpjekje të forta për të kufizuar përdorimin e paraburgimit.

Por vetëm së fundmi kjo çështje ka marrë vëmendje dhe autoritetet kanë nisur konsultime dhe me ekspertë të huaj. Kritere dhe kushte të vendosura qartë se kur duhet marrë një masë sigurie arrest me burg, ndryshime ligjore që përcaktojnë një numër veprash penale për të cilat nuk mund të vendoset paraburgimi apo dhe detyrimi i gjykatave që të shikojnë masat alternative si prioritare, janë propozimet e para të bërë nga ekspertë ndërkombëtarë për të adresuar problematikën me shifrat e paraburgimit në vend.

48 mln euro 50 mije drejtave Familje njeriut paraburgosurit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.