Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në 10 prill vihet plotësisht në zbatim sistemi i ri, si ndryshojnë rregullat për udhëtimin drejt vendeve të BE-së! Vulat në pasaportë dalin “jashtë loje”

21:10 / April 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pasaportat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga 10 prilli i vitit 2026, do të ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës, pasi do të vendoset plotësisht në funksion sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES).

Ky sistem hyri në fuqi në 12 tetor të vitit të kaluar në 29 shtete europiane, por funksionimi i plotë i tij nis nga 10 prilli i këtij viti.

Me këtë ndryshim, vulat tradicionale në pasaportë do të zëvendësohen me regjistrime digjitale të hyrje-daljeve nga territori i BE-së. E njëjta praktikë do të funksionojë edhe për shtetasit që nuk janë pjesë e Unionit, të cilëve u refuzohet hyrja në shtetet e BE-së.

Nuk do të ketë më radhë për vulën në pasaportë

Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët evropianë. Sistemi i ri është menduar vetëm për udhëtarët jashtë vendeve të BE-së, të përjashtuar nga detyrimi për vizë, si ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Japonia, Brazili dhe shumë vende të tjera, të cilët hyjnë ose dalin nga zona Shengen për qëndrime afatshkurtra. Domethënë, për udhëtime deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht dixhital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve – gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, skanimi i irisit – regjistrohen, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.

Regjistrimi paraprak

Përpara se sistemi i ri të mund të përshpejtojë realisht kontrollin në kufi, duhet bërë një regjistrim paraprak. Udhëtarët jashtë vendeve të BE-së do ta kryejnë këtë drejtpërdrejt në terminalet automatike të vendosura në zona të posaçme të aeroporteve ose pikave kufitare.

Procesi është i thjeshtë: terminali skanon pasaportën, mbledh shenjat e gishtave dhe bën një fotografi të fytyrës suaj.

Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e shenjave të gishtave. Gjatë procesit, udhëtarëve u bëhen katër pyetje të detyrueshme, përfshirë: konfirmimin e adresës së qëndrimit, dhe verifikimin e burimeve financiare të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në zonën Shengen.

Sa zgjat regjistrimi?

Të dhënat e hyrjeve dhe daljeve (si dhe ato për refuzimet e hyrjes) do të ruhen për 3 vjet. Ndërsa dosjet individuale me të dhënat personale do të mbahen një ditë më shumë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, të dhënat fshihen automatikisht, dhe do të jetë e nevojshme që të mblidhen përsëri nga e para.

Pse është futur ky sistem?

Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin. BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos.

10 prill BE paraporte sistemi zbatim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.