Për verën e këtij viti modeli i flokëve nuk mund të përshkruhet pa aksesorët. Protagonistë janë dhe turbanët që janë të llojeve nga më të ndryshme.
Dhe mbi të gjitha është modeli “Foulard”, që këtë verë vjen i ri dhe i rimodeluar duke u kombinuar në mënyra të ndryshme. Nga përdorimi i thjesht si rreth, tek ai i lidhur apo thjesht i vendosur mbi ballë për një pamje retro.
Turbanët janë mjaft komod dhe për më tepër në verë mbron dhe flokët nga dielli. “Foulard” për flokët është aksesori i preferuar i këtij sezoni. Shihni galerinë për modelet e 2019-tës.












