Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rusja padit ukrainasen për diskriminim: Nuk më shërbeu për shkak të luftës

20:55 / April 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta Rusi-Ukrainë duket se ka ‘arritur’ deri në Tiranë, konkretisht në një qendër estetike ku konflikti është bërë ‘mollë sherri’ mes një shtetase ruse dhe një ukrainase.

Në sallën e Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi do të mbahet seanca dëgjimore, midis dy shtetaseve, njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia, të cilat kanë hyrë në konflikt për shkak të luftës në vendet e tyre.

Intervista e plotë

Robert Gajda: Fabula është e tillë. Ekziston një parukeri në Tiranë tek e cila shërbejnë kryesisht shtetas ukrainas dhe administratorja është ukrainase. Në momentin që është kontaktuar nga shtetasja ruse për të bërë thonjtë, ajo është pyetur “ nga Jeni “  dhe në momentin që është marrë vesh që shtetasja është ruse me shumë mirësjellje i është thënë që nuk mund ta ofrojnë për shkak të lutës. Këtu rusja është ankuar dhe aktualisht është një rast që ka krijuar edhe institucion, dy kampe, por është duke u trajtuar. Nuk mund t’iu them më tepër

Anila Hoxha: Ju theksoni në raportin vjetor se shumë qytetarë janë ankuar për motive politike, për çfarë bëhet fjalë?

Robert Gajda: U bë viti i pestë apo i gjashtë që na rezulton se heqjet nga puna për bindjet politike vijnë tek ne dhe ankohen . Më parë kishim vërejtur  ankesa për largime nga pushtetet qendror. Tani e shohim tek vendori. Dhe bëhet fjalë për njerëz që hiqen nga partitë opozitare, por nuk mbeten imune edhe ata që kanë kryetarë të pushtetit vendor nga opozita dhe kanë larguar nga puna të pozitës.

Anila Hoxha: Ata që largohet janë më së shumti të opozitës apo mazhorancës?

Robert Gajda: Në pjesën më të madhe titullarët janë të pozitës dhe ata që ankohen janë të forcave të opozitës

Anila Hoxha: Të huajt trokasin gjithashtu  në institucionin tuaj dhe pretendojnë diskriminim. Për çfarë shkeljesh flitet?

Robert Gajda: Akuza për shembull të mbajtjes me forcë, të mbajtjes me forcë të  dokumenteve, mos pagim rroge dhe gjuhë urrejtjeje. Ne nuk mund ti ndjekim të tëra, ato që janë penale i kemi adresuar menjëherë   në prokurorinë dhe policitë e Durrësit dhe e Vlorës konkretisht që ti verifikojnë se pretendimet janë shumë të rënda në këto raste. / Top Channel

diskriminim padit rusja s'me sherbeu ukrainasen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.