Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Krimi dhe droga janë modeli i pushtetit”- Bardhi: Si Jetmir Pepa ka shumë grupe kriminale

21:19 / April 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e mban pushtetin përmes lidhjeve me krimin dhe pastrimit të parave.

Në një reagim publik, Bardhi iu referua një operacioni të fundit të SPAK, ku sipas tij një trafikant droge kishte përfituar rreth 69 milionë euro nga tendera publikë dhe kontrata shtetërore.

Ai renditi disa të dhëna, duke përmendur trafikimin e 7.5 ton kokainë, dhjetëra tendera publikë dhe qindra pasuri të sekuestruara, duke e cilësuar këtë si shembull të një modeli të lidhjes mes krimit dhe pushtetit.

Sipas Bardhit, raste të tilla nuk janë të izoluara, por tregojnë mënyrën se si funksionon sistemi. Ai akuzoi qeverinë se përmes lejeve të ndërtimit dhe statusit të investitorit strategjik, lehtëson pastrimin e parave të drogës.

Bardhi theksoi se kjo është arsyeja pse, sipas tij, kryeministri refuzon të përballet në parlament për çështjen e ndikimit të krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit.

image 13

Postimi i plotë:

“KRIMI, KRIMI-DROGA DROGA”

🔻7.5 ton kokainë e trafikuar.
🔻 50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
🔻 Mbi 69 milionë euro kontrata.
🔻 232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK.

Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës.

Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.

Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.

Riciklimi i parave të pista në ndërtim, në projekte dhe kontrata shtetërore është arsyeja pse Edi Rama i fshihet debatit për raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë.

Raporti thotë e zeza mbi të bardhë: ndërtimi është një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave në Shqipëri.

Edi Rama mund të fshihet sot, mund të heshtë sërish nesër, por dita kur do të përgjigjet pse e bëri shtetin njësh me krimin është e pashmangshme.

bardhi Droga krimi modeli pushtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.