Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit

12:30 / April 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1376
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykatën e Posaçme ka lënë në burg tre anëtarët e grupit të kokainës, të goditur nga SPAK pak ditë më parë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se pasi kanë dëgjuar palët, trupa gjykuese u tërhoq për vendim për Lulzim Pepën, Fation Markun dhe Anton Kolën, për të cilët prokurori i çështjes Alfred Shehu ka kërkuar arrest me burg, masë që u la në fuqi.

Grupi që dyshohet se drejtohej nga Lulzim Pepa, akuzohet për trafik ndërkombëtar kokaine, ndërsa i janë sekuestruar pasuri me vlerë 12 milionë euro.

Grupi vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, dhe nga hetimet janë dokumentuar 8 raste të trafikut të kokainës në sasi të mëdha, përgjatë viteve 2019-2021.

Gjykata e Posaçme ka lëshuar 11 masa sigurie, ku janë ekzekutuar tre prej tyre. Në pranga ranë shtetasit Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola, ndërsa mësohet se masë sigurie është lëshuar edhe për Jetmir Pepën, një emër i njohur për policinë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim se qëlloi me armë në një koncert festiv bren një klubi nate, në Parkun Olimpik të Tiranës.

Po ashtu, SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë.

Sekuestrimet që i janë bërë këtij grupi përfshijnë biznese në Tiranë, Lezhë dhe qytetet e tjera të vendit, sipërfaqe toke, hotele, poste parkimi dhe apartamente, si dhe 89 makina të llojeve të ndryshme dhe llogari bankare.

Ndaj anëtarëve të bandës rëndojnë veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar. Operacioni i SPAK dhe agjentëve të BKH-së u krye në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja të Euroust, Europol dhe agjencisë lizgjbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Burg GJKKO ndërkombëtar trafikim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.