Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U raportua se humbi jetën nga arresti kardiak, 59-vjeçari në Durrës ndërroi jetë pasi u godit me grushte

13:33 / April 18, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1461
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje që fillimisht u raportua si vdekje për shkaqe natyrale në Durrës ka marrë një tjetër rrjedhë pas hetimeve të policisë.

Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit nisën verifikimet pas humbjes së papritur të jetës së 59-vjeçarit Sajmir Markja, për të cilin paraprakisht u dyshua se kishte ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Por, hetimet intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë zbuluan se bëhej fjalë për një ngjarje me natyrë kriminale. Sipas policisë, më 13 prill 2026, në lagjen nr. 18 të Durrësit, 42-vjeçari Gentian Kraja është konfliktuar me 59-vjeçarin për motive të dobëta dhe më pas e ka goditur me grushte.

Si pasojë, viktima ka humbur ndjenjat, është rrëzuar në asfalt dhe më pas ka ndërruar jetë nga dëmtimet e marra.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “vrasja nga pakujdesia”.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

grusht humbi jetën raportua
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.