Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Çermë-Lushnje, në fshatin Konjat.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete që janë përplasur me njëri-tjetrin. Pas goditjes, njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi barrierën anësore.
Drejtuesi i këtij mjeti ka mbetur i bllokuar brenda dhe nuk ka mundur të dalë.
Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, të pajisura me mjete speciale për prerjen e automjetit, për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Nuk ka ende informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të të përfshirëve, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
