Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kërcënoi me armë pas një konflikti në lokal, arrestohet i riu në Kamëz

13:53 / April 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1510
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 23-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi dyshohet të ketë kërcënuar me armë zjarri disa persona pas një konflikti të ndodhur në një lokal (ngjarje e ndodhur më 17 prill).

Në pranga ka rënë shtetasi A.H., 23 vjeç, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur dy persona të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë gjashtë persona gjithsej, pesë prej të cilëve janë shpallur në kërkim.

Pronari i lokalit sakaq është vënë nën hetim, pasi nuk ka kallëzuar rastin pranë autoriteteve.

Materialet i kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

“Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Details”.

Zbardhen rrethanat e konfliktit të ndodhur tre ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali, në Kamëz. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.Pronari i lokalit po hetohet për moskallëzim të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 17.04.2026, në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Details”. Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar. Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

armë Kamëz Kërcënoi konflikt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.