Një delegacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zhvilloi një takim zyrtar në Departamentn e Drejtësisë në SHBA, duke forcuar partneritetin strategjik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkombëtar.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Divizionin Penal të këtij institucioni, ku Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, A. Tysen Duva, së bashku me programin OPDAT, mirëpritën delegacionin shqiptar të kryesuar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho.

