Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

12:48 / April 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1685
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një operacioni në Tiranë kundër lojërave të paligjshëm të fatit janë zbuluar 4 raste, ndërsa kanë çuar në pranga disa persona.

Në rastet e zbuluara, autorët kishin përshtatur lokalet dhe ambientet e tjera për zhvillimin e lojërave të fatit. Gjatë operacionit të koduar “Fati i Lojërave”, u vunë në pranga 5 shtetas dhe u shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Konkretisht u arrestua shtetasi Xh. K., 34 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjetën 5 njësi kompjuterike, me të cilat zhvilloheshin lojëra fati. Gjithashtu u arrestuan shtetasit K. Ç., 47 vjeç dhe R. M., 42 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 47-vjeçarit, ku ishte i punësuar shtetasi R. M., u gjetën 4 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati.

Në pranga ranë edhe shtetasi E. N., 49 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. B., 32 vjeç, pasi në një ambient në administrim të 32-vjeçarit, me punonjës shtetasin E. N., u gjetën 7 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;

U arrestua edhe shtetasi K. V., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. V., 60 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të këtij të fundit u gjetën tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit. 22-vjeçari u kap në flagrancë duke tentuar të prishë provat materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

goditen lojërave të fatit Raste Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.