Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Do vazhdojmë me terrene sportive në çdo lagje, transformimi vijon

15:22 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj njesia 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy fusha të reja sportive i janë shtuar njësisë nr. 7 në Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj tha se transformimi vijon për të pasur terrene sportive në çdo lagje.

I shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Baraj dhe kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherësh kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, përuroi përfundimin e punimeve dhe tha: “Jam shumë i lumtur që hapim këto dy fusha fantastike, fusha komunitare. Një nga porositë që kam është që asnjëherë nuk duhet lënë mësimi për lojën. Unë besoj se kush është i mirë i bën të gjitha, pra edhe del me 10-ta, është edhe i festave, por sigurisht merret edhe me sport e aktivitete të tjera, mëson gjuhë të huaja, kompjuter”.

Në Njësinë 7 puna do të vijojë me hapjen e këndeve të tjera sportive. “Shpresoj që Njësia 7 t’i vlerësojë si shumë të çmuara këto asete. Nëse ruhet dhe mirëmbahet, ashtu si çunat po luajnë me kujdes këtu, çunat e tjerë tek kalçeto atje, na jep mundësi që me një donator tjetër të shkojmë një vend tjetër. Tani që po vinim rrugës identifikuam 2-3 xhepa të vegjël, ku mund të bënim një kënd lojërash, mund të bënim një tjetër street-basket, mund të vendosnim një rrjetë volejbolli”, tha ai.

Teksa theksoi se sporti nuk është vetëm një mënyrë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, por edhe një mënyrë fantastike për të kalitur karakterin, kreu i Bashkisë u shpreh se për 4 vitet e ardhshme fokusi do të jetë krijimi i mjediseve më të përshtatshme për më të rriturit. “Nëse në katër vitet e para fokusin e kishim kryesisht tek këndet e lojërave për fëmijë, çerdhet, kopshtet, tani po shkojmë më shumë drejt sportit e shkollave, sepse besoj që, kur janë adresuar nevojat e më të vegjëlve, mund të lëvizim tek nevojat për më të rriturit. Kaluan 4 vite dhe tani duam që, siç kemi filluar këtu me dy fusha, siç kemi bërë tek stadiumi “Dinamo”, tek Parku Olimpik, siç kemi bërë në Kodër-Kamzë tek “Isa Boletini”, tek Liqeni, do vazhdojmë në çdo lagje. Mesazhi që japim në brendësi të pallateve, duke i kthyer në terrene sportive, besoj se do gjejë një dakordësi me prindërit sepse në fund, po ta pyesësh një prind dhe t’i thuash: Zgjidh, o makinën o fëmijën, të gjithë do zgjidhnin fëmijën”, theksoi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.