Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tatimet/ Gjatë vitit 2025 u mblodhën 4.7 miliardë euro të ardhura, ose 500 milionë euro më shumë se në 2024-ën

19:42 / April 23, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikohet Raporti vjetor. TVSH-ja vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në të hyrat publike me 33.5% të të ardhurave tatimore, ndërsa u rimbursuan rreth 262 milionë euro ose 13 përqind më shumë

Në vitin 2025, Administrata Tatimore mblodhi më shumë se 4.7 miliardë euro në të ardhura (11.8% më shumë se viti i mëparshëm) ose afro 500 milion euro më shumë, ndërsa kreu rimbursime të TVSH-së me vlerë rreth 262 milionë euro (13% më shumë se viti i mëparshëm).

Shifrat të cilat janë bërë publike në raportin vjetor për vitin 2025 “pasqyrojnë jo vetëm forcën e ekonomisë shqiptare, por edhe aftësinë dhe përkushtimin e punonjësve tanë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre ligjore”, shkruan në hyrje të Raportit, drejtori i Përgjithshëm Ilir Binaj, duke vënë në dukje dhe një të dhënë tjetër: Deri në 31 mars të këtij viti “320 mijë deklarata të tatimit mbi të ardhurat personale dhe të korporatave u dorëzuan sipas kërkesave të ligjit të tatimit mbi të ardhurat duke rezultuar në një nga sezonet më të suksesshme ndër vite”.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm “vendosmëria e administratës për të luftuar evazionin dhe ekonominë informale, si dhe fushatat sensibilizuese të ndërmarra kanë ndikuar në prirjen rritëse të të ardhurave”.

Struktura e të ardhurave tatimore tregon se TVSH-ja vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në të hyrat publike me 33.5% të të ardhurave tatimore. I dyti për nga pasha, tatimi mbi të ardhurat personale që përbën 29.4% të totalit të të ardhurave tatimore, i ndjekur nga tatimi mbi fitimin me 20.9 %. Nga taksa e qarkullimit, janë grumbulluar 8.2% të të ardhurave tatimore

Të dhënat kryesore për vitin 2025:

Të Ardhurat Tatimore

Për vitin 2025, të ardhurat tatimore janë programuar 282.2 miliard lekë dhe janë realizuar 280.9 miliard lekë, me një mosrealizim prej 1.3 miliard lekë ose 0.5% më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën të ardhurat u realizuan 249.8 miliard lekë, rezultatet janë në rritje me 31.1 miliard lekë ose 12.5 % më shumë.

Të Ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

Për vitin 2025, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore janë programuar 171.4 miliard lekë dhe janë realizuar 172.5 miliard lekë, me një realizim prej 1.0 miliard lekë ose 0.6% më shumë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku të ardhurat nga KSSHSH ishin 155.9 miliard lekë, rezultatet janë në rritje me 16.6 miliard lekë ose 10.6 % më shumë.

Të Ardhurat Tatimore ndarë sipas llojit

Realizimi i të ardhurave sipas llojit të tatimeve krahasuar me planin e vitit 2025 dhe faktin e vitit 2024, për periudhën Janar – Dhjetor 2025, bazuar në të dhënat statistikore, paraqitet si më poshtë:

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Për 12 mujorin 2025, të ardhurat tatimore nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto) ishin programuar në vlerën prej 65.9 miliard lekë dhe janë realizuar në vlerën prej 68.7 miliard lekë, me një realizim në vlerë prej 2.9 miliard lekë ose 4.3% më shumë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 59.8 miliard lekë, të ardhurat nga TVSH-ja neto janë arkëtuar 8.9 miliard lekë ose 15% më shumë.

Rimbursimi i TVSH-së

Për 12 mujorin 2025 rimbursimi për TVSH-në ishte programuar 26.7 miliard lekë dhe është realizuar në vlerën 25.3 miliard lekë me një mosrealizim prej 1.4 miliard lekë ose 5.1% më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 në të cilën janë rimbursuar 22.4 miliard lekë, rimbursimet janë me realizim 2.9 miliard lekë ose 13.1% më shumë.

Tatimi mbi Fitimin

Të ardhurat tatimore nga Tatimi mbi Fitimin, janë programuar 60.4 miliard lekë dhe aktualisht janë arkëtuar 58.7 miliard lekë, me një mosrealizim prej 1.7 miliard lekë ose 2.8% më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 57.5 miliard lekë, të ardhurat nga ky lloj tatimi janë realizuar 1.2 miliard lekë ose 2.1% më shumë.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Tatimi mbi të ardhurat personale është programuar 84.2 miliard lekë dhe është realizuar 82.7 miliard lekë, me një mosrealizim prej 1.5 miliard lekë ose 1.8% më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në të cilin u arkëtuan 66.7 miliard lekë, të ardhurat nga ky lloj tatimi janë realizuar 16 miliard lekë ose 23.9% më shumë.

Taksat Kombëtare dhe Tarifa

Të ardhurat tatimore nga Taksat dhe Tarifa Kombëtare janë programuar në vlerën 18.8 miliard lekë dhe faktikisht janë arkëtuar 18.5 miliard lekë, me një mosrealizim prej 0.3 miliard lekë ose 1.7% më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 19.5 miliard lekë, mbledhja e taksave është në rënie prej 1 miliard lekë ose 5.3% më pak.

Taksa e Qarkullimit Rrugor

Te ardhurat tatimore nga Taksat e Qarkullimit dhe Karburantit, të cilat janë programuar 23.8 miliard lekë, janë arkëtuar 24.2 miliard lekë, me një realizim në vlerë prej 0.4 miliard lekë ose 1.7% më shumë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 21.3 miliard lekë, të ardhurat janë realizuar me rritje prej 2.8 miliard lekë ose 13.4 % më shumë.

2025 4.7 miliard 500 milion ardhura Tatimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.