Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Zgjati 20 sekonda”, deputeti i PD, Arjan Ndoja, rrëfen në GJKKO atentatin

19:59 / April 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndoja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Arjan Ndoja rrëfeu të enjten në Gjykatën e Posaçme, sekondat e pasdites së vonë të 1 nëntorit 2019 në aksin Durrës-Tiranë, kur automjeti ku udhëtonte u qëllua me breshëri automatiku.

Ish-prokurori Ndoja dëshmoi në cilësinë e viktimës së veprës penale në procesin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovonës, të cilët po gjykohen për sigurimin e kushteve për vrasjen e tij.

“Në vitin 2019 kam qenë prokuror në Durrës. Përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike nuk kam pasur asnjë lloj problematike tjetër”, nisi dëshminë e tij Ndoja. Për çastet e ngjarjes, Ndoja tha se ndodhej në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa pas ishte ulur Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

“Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtëna me armë zjarri. Krismat nuk kanë qenë me breshëri, kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy armë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuajtjes. Që kur kanë filluar krismat deri kur automjeti ka dalë nga rruga ka zgjatur rreth 20 sekonda”, vijoi deputeti.

Nga tavolina e dëshmitarit, Ndoja tha se nuk kishte asnjë ide se kush i kishte qëlluar. “Nuk kam pasur dyshime, iu drejtua ai prokurorit Adnan Xholi, se po të kisha pasur dyshime nuk do rrija në rrugë që të mësonin dorën në mua”.

Ndoja tregoi edhe njohjet që kishte me disa prej personave të akuzuar për ngjarjen, ku për Plaurent Dervishajn tha se e njihte për shkak të një procedimi në Durrës. “Unë edhe sot ja ku jam sepse nuk i kam borxh askujt”, nënvizoi Ndoja.

Në atentatin pranë rrethrrotullimit të Shkozetit u plagos prokurori Ndoja, pasagjeri Laho dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë. Për të njëjtën ngjarje në Gjykatën e Posaçme janë fajësuar më herët Redian Rraja dhe Artiol Halilaj, ndërsa po gjykohen Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe. 

Arjan Ndoja atentatin deputeti GJKKO rrefen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.