Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar detaje nga momentet pas të shtënave që u dëgjuan gjatë darkës së korrespondentëve, duke treguar reagimin e bashkëshortes së tij, Melania Trump.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpia e Bardhë, Trump tha se fillimisht situata nuk ishte e qartë, pasi u dëgjua një zhurmë e fortë gjatë eventit në hotelin Hilton Washington. Ai deklaroi se në atë moment mendoi se mund të ishte diçka e zakonshme, si rënia e një objekti.
Sipas tij, Melania reagoi më shpejt dhe kuptoi menjëherë seriozitetin e situatës. “Ishte një tingull i keq”, i ka thënë ajo, duke e bërë të qartë se bëhej fjalë për një ngjarje shumë më serioze.
Trump e cilësoi momentin si “shumë traumatik” për Zonjën e Parë, duke theksuar se situata u shoqërua me kaos dhe evakuim të menjëhershëm nga forcat e sigurisë.
Ai shtoi gjithashtu se Shërbimi Sekret ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke garantuar sigurinë e të gjithë të pranishmëve.
Presidenti theksoi se bashkëshortja e tij ka shprehur shpesh shqetësim për sigurinë e tij, duke e konsideruar detyrën presidenciale si një rol me rrezik të vazhdueshëm.
