Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Paketa e maleve”, Tabaku: Ndërhyrje e rrezikshme! Cenon pronën dhe rrezikon konflikt social

11:40 / April 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime serioze mbi të ashtuquajturën “paketa e maleve”, të cilën e konsideron si një vazhdim të të njëjtës filozofi që, sipas saj, është ndjekur më herët me ligjin e investimeve strategjike dhe me veprimtarinë e Korporatës së Investimeve.

Në reagimin e saj, Tabaku thekson se modeli i ndjekur nga qeveria ka nisur me ndarjen e bregdetit për interesa klienteliste, ka vijuar me dhënien e trojeve publike në qytete dhe tashmë, sipas saj, po shtrihet edhe në zonat malore. Ajo e cilëson “paketën e maleve” si një ndërhyrje të rrezikshme që cenon të drejtën e pronës dhe krijon potencial për konflikt social në vend.

Sipas saj, kjo nismë nuk përfaqëson zhvillim të qëndrueshëm, por një praktikë të përsëritur që favorizon një pakicë në kurriz të qytetarëve. Tabaku paralajmëron se imponimi i zonave prioritare dhe mënyra se si po përfshihen bashkitë në këtë proces krijon bindjen se do të ndiqet i njëjti model si në bregdet dhe në qendrat urbane.

Deputetja demokrate shprehet se respektimi i të drejtës së pronës është themel i çdo shteti demokratik dhe një kriter thelbësor për standardet europiane. Në këtë kuadër, ajo argumenton se çdo ligj që cenon pronën, injoron vendimet e gjykatave dhe dëmton kontributin e qytetarëve, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe minon besimin tek institucionet.

Në përfundim, Tabaku bën thirrje për ndalimin e kësaj, që ajo e cilëson si “babëzi institucionale”, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të pretendojë të jetë një shtet funksional dhe europian nëse nuk garanton në mënyrë të plotë të drejtën e pronës dhe barazinë para ligjit.

cenon maleve paketa pronen tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.