Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Adriatik Lapaj kërkon referendum kombëtar: Të shfuqizohen ligji i Investimeve Strategjike dhe Paketa e Maleve

12:20 / April 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lapaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka kërkuar nisjen e procedurave për organizimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e dy ligjeve që, sipas tij, prekin çështjet e pronës dhe interesin publik, Investimet Strategjike dhe Paketa e Maleve. 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Lapaj i është drejtuar mbështetësve dhe strukturave duke kërkuar një “besëlidhje të fuqishme” për angazhim qytetar dhe institucional në këtë nismë.

Referuar Kushtetutës, Lapaj tha se duhet të nisin procedurat ligjore pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për marrjen e formularëve tip, me qëllim mbledhjen e 50 mijë firmave për secilin nga dy ligjet.

“Unë sot me përgjegjësinë kombëtarë të angazhimit tonë kërkoj nga ju një besëlidhje të fuqishme për tu angazhuar në shfuqizimin e këtyre dy ligjeve. Shumë flasin nëpër televizione, shumë flasin edhe nëpër protesta kur ndodh që prona u vidhet njerëzve, fjalët i merr era dhe duhen vepra. Referuar kushtetutës sonë, nenit 150 pika 1 i propozoj këtij këshilli të nisim procedurat ligjore për të kërkuar nga KQZ formularët tip për mbledhjen e 50 mijë firmave për secilin prej të dy ligjeve, për ta çuar vendin në referendum kombëtar për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe për ligjin për paketën e maleve. Kjo është detyrë kombëtare. Ju ftoj të nisim punën për të thirrur popullin në demokraci të drejtpërdrejtë, është koha të shfuqizojmë babëzinë e pushtetit të Edi Ramës”, tha Lapaj në fjalën e tij, duke  mbyllur se “ është koha të ndalim vjedhjen me ligj të Atdheut”.

kombetar lapaj maleve paketa referundum
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.