Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Manjani ‘shpërthen’ ndaj Dados: T’i fusim edhe prokurorët në kafaz dhe ta bëjmë me 7…

12:11 / April 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2094
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas një deklarate jo etike të prokurorit Olsi Dado i cili shprehej se kushtet në GJKKO jane si hotelet me 5 yje.

Në postimin e tij Manjani shkruan:

“Kam një propozim.

Meqë GJKKO me një kafaz xhami të blinduar është “hotel me 5 yje”, mund ta bëjmë me 7.

Fusim edhe prokurorët në një kafaz tjetër me xham të blinduar, përballë me kafazin e të pandehurve. Të hyjnë e të dalin edhe ata, në kafazet e tyre nga korridoret e nëndheshme plot aroma, pisllëk e jetë dhe, të jenë përballë me të pandehurit nga blindi në blind. Ti shohim edhe ata iher se si komunikojnë me sallën nga vrimat e xhamit, apo kur ti zgjasin qafat si gjela deti për të arritur mikrofonët që janë diku lart afër tavanit.

Madje unë them që edhe gjykatës ti vëmë një mburojë xhami të blinduar që të ruhet nga goditjet e xhamave të blinduar që janë në sallë.

Avokatëve dhe gazetarëve, aty ku janë ndenjëset e publikut, tu bëjnë një pishinë e të rrinë aty, me rroba banjo të zeza kuptohet. Se duhet një pishinë për hotele me kaq yje… Ashtu nga pishina të flasin me xhamat e blinduar më mirë, se me njerëzit skanë gjë në terezi.

Ti blindojmë të gjithë aty dhe të shpëtojmë. Kështu respektohet edhe barazia e palëve në gjykim, edhe dinjiteti i pjesmarrësve në gjykim edhe siguria edhe të tëra.

Pra në vend të heqim një kafaz shtojmë edhe 2 të tjerë.

I bëjmë sallat e gjyqeve kopësht zoologjik arinjsh juridikë kombinuar me elementë ekzotikë dhe biem rehat.

Kështu gjykatat bëhen me 7 yje. Më të veçantat në botë”, shkruan Ylli Manjani.

GJKKO Ols Dado prokurorët Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.