Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, media zbardh udhëzimin: S’lejohen të dënuarit me vendim të formës së prerë! Salianji mbetet jashtë gare

19:55 / April 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Sali Berishën, zgjedhjet e 23 majit për kryetarin e Partisë Demookratike, duket se do të jenë pa asnjë rival. Ndërsa të enjten në orën 12:00 skadon afati për dorëzimin e kandidaturave, selia blu përmes një udhëzimi të mbajtur sekret, ka parashikuar se kandidimi i ndalohet personave të dënuar me vendim të formës së prerë. Një referencë që qartazi duket se është përfshirë për të penguar Ervin Salianjin. Por, burime mediat konfirmojnë se ish deputeti do ta bëjë përpjekjen e fundit dhe do të dorëzojë pranë selisë së PD dokumentacionet e kandidimit.

Udhëzimi i hartuar nga Partia Demokratike për rregullat e zgjedhjeve për kryetarin, më 23 maj, mban datën 18 mars. Udhëzimi, i cili u përcakton çdo rivali të Sali Berishës të enjten, më 30 maj, ora 12:00, si afat për të dorëzuar dokumentet e kandidimit përballë tij, u bë publik as 24 orë nga skadimi i kohës.

Berisha e ka konfirmuar kandidimin përpara se të fluturonte drejt Zagrebit në një samit të partive të djathta. Por terrenin për të lënë jashtë garës emrin më të përfolur për të qenë rivali i tij, Ervin Salianjin, e kishte përgatitur prej kohësh.

I qartë se deklarimet për vetëpërjashtimin e Salianjit nuk kishin asnjë bazë statutore, ai zgjodhi një tjetër truk. Në udhëzimin e PD, ku janë përcaktuar kriteret që duhet të ketë kandidati për kreun e PD, krahas kontributit politik, bie në sy edhe referenca ndaj të ashtuquajturit ligji i dekriminalizimit, që ndalon kandidimin e personave që kanë mbi supe një vendim të formës së prerë. Një kriter i qepur si kostum për ta lënë Salianjin pas derës.

Atë që dikur lidershipi demokrat e quante si dënim politik, tashmë po e përdor si kartën më të fortë kundër kandidimit të Salianjit.

“Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë:

Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10-vjeçar në Partinë Demokratike;

Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike;

Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’.”

Por, pavarësisht shanseve thuajse zero për t’u legjitimuar në garë, Report Tv ka mësuar se Salianji do të dorëzojë nesër në selinë e PD dokumentet e kandidimit.

Ndërkohë, PD ka afruar edhe datën e organizimit të Kuvendit Kombëtar. Vetëm një javë pas zgjedhjeve për kryetar, Kuvendi do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar dhe do të miratojë ndryshime në statutin e PD.

image 16
image 17

afati kandidat kreun neser PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.