Një automjet tip “Benz” është përplasur me murin mbrojtës të një banese, vetëm pak metra larg rrethrrotullimit të rrugës së Arbrit, në fshatin Fshat të Bashkisë Klos.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti po lëvizte në drejtim të Klosit, por për shkak të lagështisë në rrugë ka rrëshqitur, duke u ndalur pak para se të përfundonte në oborrin e banesës së familjes Doka.
Fatmirësisht, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar.
Kjo pjesë e rrugës është kthyer vazhdimisht në burim aksidentesh. Banorët e zonës, veçanërisht familja e Klodian Dokës, kanë apeluar për rritjen e sigurisë, pasi automjetet rrezikojnë të përfundojnë mbi banesën e tyre.
Sipas tyre, muri mbrojtës është ndërtuar vetë nga familja me gurë, pasi barrierat metalike të vendosura më herët nga kompania ndërtuese janë dëmtuar si pasojë e aksidenteve të shumta.
