Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë

13:25 / May 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2373
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçar me banim në Grabian të Divjakës, janë arrestuar nga policia pasi u kapën me kanabis e kokainë, që ishin ndarë në doza gati për shitje.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit T. F., 26 vjeç, dhe A. H., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Grabian, Divjakë”, thuhet në njoftim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e përgatisnin për shitje në zona të ndryshme. Shërbimet e Policisë, pas sigurimit të informacionit, organizuan dhe finalizuan ndërhyrjen në momentin që këta shtetas po lëviznin me automjet në fshatin Grabian, duke i kapur në flagrancë me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, të cilat do t’i shisnin në zona të ndryshme. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesa u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza të tjera lënde narkotike (kokainë dhe kanabis), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e përdorur, një grirëse për përpunimin e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celularë”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

arrestuar Divjakë Kanabis Kokainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.