Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nga Cërriku: PD-LSI nuk rrinë dot pa dhunë, rrahin edhe njëri-tjetrin

17:41 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin Andi Salla në Bashkinë e Cërrikut gjatë një takimin me elektoralin.

Ka qenë Taulant Balla ai që ka hapur takimin, ndërsa u shpreh se ‘sahati i qytetit ka mbetur që kur LSI u bashkua me PD”.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do t’i shumfishojë investimet për këtë qytet, i cili deri më sot drejtohet nga LSI.

“Ma mori Taulanti hapjen e fjalës, sepse gjëjeja e parë që më ra në sy kur po vinim ishte sahati. Është interesant, sepse tama kështu e la edhe Luli sahatin e Tiranës para se të ikte. Katër vjet kryetar bashkie, Luli e kishte sahatin mbi zyrë” – ironizoi Rama.

Kreu i PS u shpreh se sapo LSI u bashkua me Lulin, i ngeli ora.

“Tani duan që e gjithë Shqipëria të punojë me orën e tyre, pa akrepa dhe që tregon një kohë të shkuar. Ata mendojnë se do të na imponojnë logjikën e kapsollave edhe molotovit. Një gjë ta keni të sigurtë, se ata janë të lirë të vendosin për veten e tyre. Por nuk vendosin dot asgjë tjetër për ne dhe për Shqipërinë” – tha kryeministri në Cërrik.

Rama tha se zgjedhjet pa opozitën PD-LSI nuk janë aspak demokratike.

“Meqë ata kanë dalë mendsh ne nuk duhet të ecim në parimin se budallait i duhet hapur rrugë. Por kjo është një histori që nuk do të kishte fund dhe zgjedhjet do të ktheheshin në të drejtën e partive për të luajtur me kushtetutën si top prej lecke. Kjo nuk mund të bëhet! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor. Imagjoni çfarë do të ndodhte sikur të pranonim imponimin e logjikës së dhunës.” – tha kryeministri.

Ai ironizoi edhe dhunën në protestat e opozitës.

“Ata kanë një problem, nuk rrinë dot pa dhunë. Dhe kur nuk u del njëri përpara, rrahin njëri-tjetrin. E patë sesi u rrahën baba e bir me shufra hekuri. Sepse ata nuk kanë asgjë për t’ju ofruar përveç dhunës, shantazhit, kërcënimit. Janë shumë të trembur nga reforma në drejtësi” – tha Rama në Cërrik.

Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.