Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në Sarandë/ 10 persona hynë me forcë në lokal, konflikt me një të ri. Biznesmeni u qëllua me plumb në kokë

12:51 / May 8, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2798
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 7 majit në fshatin Qafë Gjashtë, në Sarandë. Ismaili, i njohur në zonë si pronar i një karburanti dhe i lokalit “Vëllezërit Ismaili”, mbeti i vrarë brenda ambientit të biznesit të tij pas një konflikti të dhunshëm që dyshohet se përfshiu disa persona.

Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, ngjarja ka nisur rreth orës 21:28, kur një grup prej rreth 10 personash kanë mbërritur në lokalin e 66-vjeçarit. Gazetarja Afrovita Hysja raporton se dyshohet se ata kishin një konflikt të mëparshëm me një të ri nga zona, për çështje pronësie. Në momentin e ngjarjes, personi me të cilin kishte nisur konflikti ndodhej në verandën e lokalit, së bashku me Rexhep Ismailin dhe persona të tjerë.

Fillimisht mes palëve ka pasur debat verbal, i cili shumë shpejt është përshkallëzuar në përplasje fizike me sende të forta. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se grupi i të rinjve ka hyrë me forcë në ambientet e lokalit, duke sulmuar personin me të cilin kishin konflikt, ndërsa 66-vjeçari ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të larguar palët nga biznesi i tij.

Në kulmin e konfliktit, Rexhep Ismaili dyshohet se është futur në brendësi të lokalit dhe më pas ka dalë me një armë zjarri tip automatik AK-47, duke qëlluar disa herë në drejtim të grupit. Në atë moment, është kundërpërgjigjur me armë zjarri edhe pala tjetër, ku një plumb nga pistoleta ka goditur 66-vjeçarin në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga zona. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një automjet luksoz tip “Audi Q8”, i cili dyshohet se është përdorur nga personat e përfshirë në konflikt.

Deri më tani, autorët e dyshuar nuk janë kapur, ndërsa forca të shumta policie po vijojnë kontrollet në disa zona për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Burime bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar të paktën 5 persona, të cilët po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe rolin e tyre të mundshëm në përplasjen fatale.

Grupi hetimor po punon gjithashtu për të identifikuar personin që ka qëlluar me armë zjarri dhe ka shkaktuar vdekjen e 66-vjeçarit, si dhe për të dokumentuar plotësisht dinamikën e konfliktit.

Rexhep Ismaili ishte një emër i njohur në zonën e Sarandës, jo vetëm si biznesmen, por edhe si drejtues i Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten zhvillime të reja në orët dhe ditët në vijim lidhur me identifikimin dhe kapjen e autorëve.

detaje Sarandë Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.