Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimit, GJKKO rrëzon kërkesat e PD-së për çështjen e Irena Gjokës

11:28 / May 11, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2923
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike që procedimi mbi pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka të mos shqyrtohej nga GJKKO, por nga një gjykatë tjetër. Po ashtu, u rrëzua edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga kjo çështje.

Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi, përfaqësues të PD-së, pretenduan se GJKKO gjendet në konflikt interesi dhe kërkuan që çështja të gjykohej nga një trup tjetër gjykues.

Gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të kërkesave, nuk konstatoi shkaqe ligjore për t’i pranuar ato, duke i rrëzuar në tërësi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Hetimi ishte hapur mbi bazën e kallëzimit të Adriana Kalajës, e cila akuzonte Gjokën për “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”.

çështjes irana gjoka pushimin spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyn në Guinness, thyen rekordin botëror me 72 rrotullime në 30 sekonda

22:22 / October 29, 2026

Rrëzimi i helikopterit në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë dhe aleatëve në NATO

21:46 / October 29, 2026

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.