Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867 turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

13:00 / May 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2937
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qytetin bregdetar të Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera  “MS Oosterdam” , me 1,867 pasagjerë në bord, duke shënuar një tjetër ditë të rëndësishme për turizmin detar në jug të Shqipërisë.

Turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës pritet të vizitojnë destinacionet turistike dhe kulturore në Sarandë dhe zonat përreth, duke kontribuar në gjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe turistik të qytetit.

Mbërritja e kësaj kroçere konfirmon interesin në rritje të vizitorëve të huaj për rivierën shqiptare, ku Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore.

Autoritetet portuale dhe strukturat turistike kanë marrë masat e nevojshme për pritjen dhe menaxhimin e fluksit të vizitorëve gjatë qëndrimit të tyre në qytet.

Vitet e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e linjave detare  Sarandë–Korfuz , si pasojë e shtimit të lëvizjeve turistike.

Për vitin 2026, porti i Sarandës është rezervuar nga  28 kroçera  që do të sjellin vizitorë nga e gjithë bota.

Në këtë kuadër, është forcuar edhe siguria portuale përmes bashkëpunimit mes policisë kufitare, kapitenerisë dhe drejtorisë së Doganës në Sarandë.

Saranda, si një nga portat kryesore të jugut të vendit, vazhdon të presë çdo vit mijëra turistë që mbërrijnë si nga toka, ashtu edhe nga deti, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme të turizmit shqiptar.

kroçera MS Oosterdam Sarandë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026

Qeveria ka hapur thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira në institucionet publike

21:21 / September 16, 2026

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin/nxenes,mesues, 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

08:56 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.