Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

20:58 / May 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës shumë shpejt pritet të nisë puna për montimin e stadiumit më të ri të përkohshëm Eagle Stadium apo Stadiumi Shqiponja, ku në 11 korrik do të mbajë koncertin e tij këngëtar i njohur Kenny West. Zona e zgjedhur ka një sipërfaqe prej disa dhjetra mijë metra katrorë, dhe është në hyrje të Tiranës, buzë rrugës dytësore, vetëm 2 kilometra nga qendra e kryeqytetit.

“Në qendër të stadiumit pritet të ngrihet një glob i madh gjigant që përkon me simbolikën që këngëtari i njohur përdor në turet e tij botërore. Ndërkohë që stadiumi pritet të akomodojë 60.000 spektatorë, ndërsa tani janë shitur rreth 20.000 bileta.”

Çmimet e biletave fillojnë nga 120 euro, ndërkohë për vendet VIP ato arrijnë deri në 339 euro.

“Ne kemi mësuar që gjatë ditës së koncertit transporti i spektatorëve do të bëhet në mënyrë të organizuar përmes automjeteve dhe autobusëve të vëna në dispozicion nga organizatorët, ndërsa një pjesë e autostradës do të jetë e bllokuar.”

Siç mësohet, për lëvizjet e mjeteve që do të bëjnë transportin e spektatorëve, do të lihen korsi të dedikuara. Stadiumi do të qëndrojë për disa javë dhe do të shihet mundësia për të organizuar edhe aktivitete të tjera.

Koncerti i Kanye West në Tiranë është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, që nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë. Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj, ndërsa në Shqipëri, aktiviteti mbështetet nga Redcloud (Tirana) dhe Live Label (Hollandë). Mbështetje logjistike për koncertin ofron edhe Ministria e Kulturës.

60 mije koncerti stadiumi Tirane west
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.