Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Arrestohet Erkand Shabani, drejtori i kompanisë “Onima”

21:47 / May 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erkand shabani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i kompanisë “Onima”, Onima, Erkand Shabani, është ndaluar nga autoritetet për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Sipas deklaratës zyrtare, një person me inicialet E.Sh. është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet për veprën penale “Ngacmimi”, e parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Autoritetet kanë theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, u tha në përgjigjen e Prokurorisë për mediat.

Ky zhvillim vjen pas një kallëzimi penal të dorëzuar më herët nga artisti shqiptar Gjesti, i cili kishte ngritur pretendime ndaj kompanisë “Onima” dhe stafit të saj.

Në deklarimet e tij publike, ai kishte theksuar se kërkon vetëm zgjidhje ligjore dhe kthimin e të drejtave financiare.

Rasti tashmë është në fazë hetimore dhe mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të drejtësisë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera shtesë për momentin.

arrestohet drejtor erkand shabani kompania Onima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

10:32 / July 18, 2026

I dënuar me 13 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

14:20 / July 12, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.