Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet pas muajsh arratie 23-vjeçari që tentoi të ekzekutonte “Gucci”-n e TikTok-ut

10:32 / May 15, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3258
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka marrë fund arratia e 23-vjeçarit, i cili në dhjetorin e vitit të kaluar dyshohet se tentoi të vriste në ambientet e një lokali në Durrës, Fabion Kuçin, i njohur ndryshe në rrjetin social “TikTok” me nofkën “Gucci”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit ka bërë me dije se në vijim të hetimeve është finalizuar operacioni i koduar “Akuza”, i cili çoi në prangosjen e të riut të shpallur në kërkim prej muajsh.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F. B., 23 vjeç, i cili u kap në Tiranë falë bashkëpunimit mes specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg” që në muajin mars 2026, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, 23-vjeçari dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, në ambientet e një lokali, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. K., i identifikuar si Fabion Kuçi, personazh i njohur në rrjetin social TikTok me nofkën “Gucci”.

Ngjarja, e cila shkaktoi reagim të madh në rrjetet sociale dhe opinionin publik, ndodhi rreth orës 23:45, kur autorët u afruan pranë lokalit me dy automjete dhe hapën zjarr në drejtim të 33-vjeçarit.

Si pasojë e të shtënave, Kuçi mbeti i plagosur lehtë, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, duke i shpëtuar arrestimit për disa muaj.

Pas një pune hetimore dhe operative, policia arriti të lokalizojë dhe të vërë në pranga 23-vjeçarin, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në atentat. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.

Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“gucci” ekzekutimin tentoi Tik tok-ut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.