Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjykata e Posaçme konfirmon masën ,“arrest në burg” për Marsel Liçajn, pjesë e grupit kriminal të trafikut të heroinës Shqipëri-Danimarkë

12:19 / May 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3387
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçajn, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e heroinës mes Shqipërisë dhe Danimarkës.

Po ashtu, gjyqtarja Rudina Palloj konfirmoi masën “detyrim paraqitje” për Ermal Liçajn. Të dy personat dyshohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, autoritetet daneze regjistruan procedimin penal në muajin gusht të vitit 2023, duke vënë nën hetim një grup shtetasish shqiptarë dhe të huaj që dyshohet se merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e heroinës në territorin e Danimarkës.

Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti kriminal është zhvilluar nga 1 tetori 2023 deri më 23 janar 2024, në shtatë episode të ndryshme, ku anëtarët e grupit kanë trafikuar heroinë drejt Mbretërisë së Danimarkës përmes Suedisë.

Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike përgatitej për tregun danez duke u përzier me substanca të tjera si paracetamol dhe kafeinë, me synim rritjen e fitimeve nga shitja.

Nga hetimet e përbashkëta të autoriteteve shqiptare dhe daneze është bërë i mundur identifikimi dhe procedimi penal në Danimarkë i tre personave, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj. Ndërkohë, në Shqipëri janë identifikuar edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Danimarkë Gjykata e Posaçme Marsel liçaj Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.