Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksoni në Sarandë, publikohet dokumenti i lejes së Beach Bar-it “Copacabana.” Pronarja: Objekti ka ekzistuar…

12:39 / May 17, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sarande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion i IKMT dhe policisë në Sarandë për ndërtimet pa leje çoi në pranga drejtues dhe punonjës policie, si të dyshuar për bashkëpunim me shkelës të ligjit, mes të cilëve ishte edhe shefi Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.

Një nga këto ndërtime ishte edhe një Beach Bar, në plazhin që ndodhej para tokës së shtetases Arjola Bajo (Dhrami).

Pala e dëmtuar pretendon se ky Beach Bar ka ekzistuar  edhe vitin e kaluar dhe ka pasur leje nga KKTU me nr. 52 datë 28.05.2025, konkretisht “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit për objektin: Strukturë shërbimi”, kjo në funksion të parcelës së plazhit me nr. SR-41 me sipërfaqe 389 m2. Madje sipas burimeve, në leje përcaktohej përveç Beach Bar-it, edhe platformë sistemimi me sipërfaqe 110 m2.

Plazhi dhe Beach Bar kanë mbajtur emrin tregtar  “Azur Beach Bar” dhe kanë funksionuar si të tillë  gjatë gjithë sezonit veror 2025, duke pasur fluks pushuesish.

Gjithashtu mësohet  se toka me sipërfaqe 1200 m2 pranë plazhit, është në pronësi të shtetases Arjola Bajo, e cila e ka trashëguar pas vdekjes 23 vite më parë të babait të saj Jaho Bajo, një biznesmen i njohur nga Saranda, pronar edhe i sipërfaqeve të tjera në qytet. Jaho Bajo e ka përfituar  parcelën 1200 m2 me vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë në vitin 1999.

image 18
image 19
image 20
image 21

Reagimi i avokatit të Arjola Bajos

Arjola Bajo, e cila është shpallur në kërkim, sipas burimeve ndodhet jashtë shtetit dhe ka shprehur vullnetin për të ardhur dhe dhënë sqarime pasi rezulton e shpallur në kërkim. Paraprakisht Bajo, përmes përfaqësuesit të saj ligjor, ka dhënë deklarime se strukturat ndodheshin aty prej vitit të kaluar dhe aty po bëheshin sistemime lidhur me sezonin e ri turistik dhe funksionimin si plazh të sipërfaqes para tokës së saj, për të cilën ajo nuk ka konflikt dhe ka dakortësi absolute. Po ashtu ajo ka deklaruar se objekti Beach Bar ka qenë ekzistues.

Avokati i shefit të komisariatit Sarandë

Ndërkohë Edmond Petraj, avokati i shefit të Komisariatit Sarandë ka reaguar, duke theksuar se përgjegjësia për fenomenin e ndërtimeve pa leje nuk mund të rëndojë vetëm mbi Policinë e Shtetit, ndërsa institucionet territoriale dhe administrative shmangin rolin e tyre ligjor.

Ai thekson se bashkia ka detyrimin institucional për të parandaluar, evidentuar dhe referuar çdo shkelje që lidhet me ndërtimet pa leje në territorin që administron.

“Policia nuk është institucioni ekskluziv përgjegjës për parandalimin e ndërtimeve pa leje. Ajo është një hallkë mbështetëse në zbatimin e ligjit, sidomos kur kërkohet ndërhyrje për rendin publik apo mbështetje operacionale,” shprehet Petraj.

Ai nënvizon gjithashtu rolin e institucioneve të tjera shtetërore, si Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe strukturat përgjegjëse të planifikimit urban, të cilat sipas tij kanë kompetenca të qarta në kontrollin dhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve të paligjshme.

Sipas avokatit, përqendrimi i të gjithë përgjegjësisë penale mbi drejtuesin vendor të policisë krijon një interpretim të cunguar të ligjit dhe cenon parimin e përgjegjësisë së individualizuar.

Petraj argumenton se në rastin konkret duhet të merret në konsideratë edhe fakti që shefi i komisariatit ka qenë i angazhuar në hetimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale me impakt të lartë publik, çka sipas tij përbën një rrethanë objektive në menaxhimin e prioriteteve operative.

“Mosangazhimi i menjëhershëm ndaj ndërtimeve pa leje nuk mund të konsiderohet automatikisht shpërdorim detyre, pa u provuar ekzistenca e qëllimit të paligjshëm, favorizimit apo korrupsionit,” thekson ai.

Petraj shprehet se kemi të bëjmë me një problem kompleks të administrimit territorial dhe koordinimit institucional, ku përgjegjësia duhet analizuar në mënyrë të balancuar mes të gjitha institucioneve kompetente dhe jo të reduktohet vetëm mbi një funksionar policor.

aksioni dokumenti lejes pronarja sarande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.