Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria ruse ka pësuar një humbje të madhe, pasi gjeneral major Anton Feliksovich Grunysh, një nga figurat e saj më të shquara në luftën në Ukrainë dhe një oficer që media shtetërore e Moskës e kishte portretizuar si një komandant veçanërisht të suksesshëm në front, raportohet se është vrarë pas një sulmi ukrainas.

Pala ukrainase pretendon se gjenerali 46-vjeçar u vra më 12 shtator nga një sulm me dron pranë Kintrativka, në rajonin e Donetskut.

Komandanti i Forcave të Sistemeve Pa Pilot të Ukrainës, Robert Brovdy, njoftoi se forcat e tij kryen sulmin. Rusia tani ka konfirmuar vdekjen e Grunysh, megjithatë pa njoftuar zyrtarisht rrethanat në të cilat ai u vra.

Me origjinë nga Tatarstani, Grunish pati një karrierë të gjatë ushtarake. Ai kishte shërbyer në Luftën e Dytë Çeçene, luftën Rusi-Gjeorgji të vitit 2008, operacionet ruse gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe në Siri, përpara se të merrte detyrat në luftën që filloi me pushtimin e plotë rus të Ukrainës në vitin 2022.

Një video e publikuar nga burime ushtarake ukrainase ia atribuon sulmin Brigadës së 427-të të Sistemeve Pa Pilot “Rarog”.

Pamjet tregojnë dronë vetëvrasës që drejtohen drejt ndërtesave në zonën Kintrativka, të ndjekur nga shpërthime dhe zjarre të fuqishme.

Megjithatë, materiali në vetvete nuk vërteton se Grunisi ishte brenda ndërtesave specifike në kohën e sulmit.

Udhëheqja ushtarake ukrainase pretendon se gjenerali rus u vra atje, ndërsa Reuters vuri në dukje se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur të gjitha detajet e sulmit.

dron gjeneralin rus sulm ukraina vrare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Kryeministri Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut, zbulohet emri

13:41 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.