Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rihapet procedura për plotësimin e vakancës në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

12:26 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3460
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Punësimin miratoi sot rihapjen e procedurës për plotësimin e vakancës së mbetur në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes, kryetarja e komisionit Milva Ekonomi u shpreh se vendimi vjen në zbatim të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe rregullores së Kuvendit, pasi vakanca vijon të mbetet e paplotësuar.

“Komisioni merr vendim për të shpallur vakancën, në mënyrë që të ketë aplikime të reja për pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, deklaroi Ekonomi.

Rihapja e procedurës vjen pasi në muajin shkurt seanca plenare nuk miratoi kandidaturën e Matilda Shehut, e propozuar nga një grup deputetësh të mazhorancës. Më pas, propozimi për kandidaturën e saj u tërhoq përfundimisht.

Në muajin shkurt, Kuvendi miratoi emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj u propozuan nga Kuvendi, ndërsa Ervin Mete dhe Jonida Prifti nga Këshilli i Ministrave.

Në vijim, gjatë muajit mars, Kuvendi votoi edhe për vakancën e pestë, duke miratuar kandidaten Olta Rushaj, të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi, si dhe anëtarët Ridvan Bode, Suela Popa, Edlira Luçi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka. 

Banka e Shqipërisë këshillin mbikëqyrës vakanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.