Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Integrimi, të martën vendoset për negociatat, ja vendet që kërkojnë ashpërsim të kushteve

13:19 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3463
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian pritet të rishqyrtojë ditën e martë raportin e ndërmjetëm për Shqipërinë (IBAR), i cili ka të bëjë me kapitujt themelorë të shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Burimet diplomatike bëjnë me dije se në mbledhjen e thirrur në orën 10:00, përfaqësuesit e vendeve anëtare (COELA) do të diskutojnë draftin final. Pas diskutimeve të gjata të nisura që nga fundi i shkurtit dhe nën ndërmjetësimin e Presidencës Qipriote, palët duket se kanë arritur një dakordësi politike, duke rritur pritshmëritë për një vendim pozitiv.

Megjithatë, raporti fillestar pozitiv i Komisionit Europian ka pësuar ndryshime të rëndësishme për shkak të kërkesave të vendeve anëtare. Përveç 24 kushteve fillestare, pritet që dokumenti final të përmbajë kritere shtesë dhe më të ashpra.

Gjermania, Holanda dhe Rumania kanë insistuar për ashpërsimin e kritereve sa i përket luftës ndaj korrupsionit (veçanërisht në administratën publike) dhe lirisë së medias. Rumania, Greqia dhe Bullgaria kanë kërkuar masa më strikte për respektimin e pakicave kombëtare. Austria ka kërkuar shtrëngim të kritereve ekonomike, ndonëse Komisioni Europian ka qenë kundër. Nga ana tjetër, vende si Spanja, Italia dhe Franca e kanë cilësuar draftin e ri si më të ashpër se sa duhet për Shqipërinë.

Miratimi i këtij raporti është vendimtar, pasi pa të vendi nuk mund të kalojë në fazën tjetër. Nëse vendimi i nesërm do të jetë pro, raporti kalon për formalizim në COREPER dhe më pas në Konferencën Ndërqeveritare. Kjo do t’i hapte rrugë objektivit të qeverisë shqiptare për mbylljen e 10 kapitujve brenda këtij viti, ku tre prej tyre (politika e jashtme, arsimi dhe kërkimi shkencor) janë tashmë gati.

Ndërkohë, paralelisht po punohet edhe për një kusht tjetër urgjent të BE-së, gjithëpërfshirjen politike. Mazhoranca dhe opozita po negociojnë rregulloren e re të Kuvendit, e cila pritet të votohet në seancën plenare të datës 21 maj, pavarësisht disa pikëpyetjeve që mbeten ende të hapura për ndarjen e komisioneve dhe sekretariatin e etikës.

Integrimi negociatat vendoset
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.