Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zëri ynë nuk është thyer në shekuj!”- Tubimi për gjuhën shqipe në RMV, organizatori: Studentët nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë

19:48 / May 18, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1mevlan ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup, në një protestë masive për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të drejtave të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij para protestuesve, organizatori Mevlan Ademi deklaroi se studentët nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërsa të tjerë po përballen me provokime dhe presione gjatë organizimit.

“Studentët shqiptarë nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup. Ne po dalim të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës. Polici, edhe ju duhet të na mbroni”, u shpreh ai.

Gjatë protestës u raportua edhe për arrestimin e tre studentëve, çka shkaktoi reagime te pjesëmarrësit.

“Sapo mora lajmin që tre studentë janë arrestuar. A është normale kjo, o ej?!”, tha Ademi para turmës, ndërsa theksoi se kërkesa e studentëve shqiptarë lidhet me të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe në arsim dhe institucione, duke e cilësuar këtë si një të drejtë kushtetuese të garantuar nga Marrëveshja e Ohrit.

“Herën e fundit u ankuan për flamurin shqiptar. Ju lutem, sot ta ngrini sa më lart flamurin shqiptar. Studentët shqiptarë nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup. Ne po dalim të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës. Polici, edhe ju duhet të na mbroni.

Të dashur prindër, vëllezër e motra, studentë e kolegë, nga Kumanova e trimave, nga çdo vend ku ka rreze arsimi, ku këndohen këngët e Naimit, që nga Struga e deri në Tetovë. Të gjithë shqiptarët, të bashkuar sot në Shkupin tonë të madh e krenar, së bashku, shqiptarë, bijtë e shqiponjës, në një kauzë të pandarë, në këtë shesh i themi botës: “Përjetësisht jemi krenarë”. Sapo mora lajmin që tre studentë janë arrestuar. A është normale kjo, o ej?! Sot nuk kam ardhur t’u flas atyre, por të flas me ju, sepse zëri ynë shqiptar është zë që nuk është thyer në shekuj. Është zëri i këtyre maleve, i këtyre lumenjve, i gjuhës që na ka folur nana brez pas brezi, dhe sot ky zë kërkon vetëm një gjë: të drejtën për të folur shqip në tokën e tij.

A ka kërkesë më të drejtë se kjo? Foshnja kërkon qumështin, lumi kërkon shtratin dhe ne, shqiptarët në këtë tokë, ku kemi varrosur të parët tanë, kërkojmë gjuhën tonë, amanetin tonë. Ky nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese e këtij vendi, e fituar me Marrëveshjen e Ohrit, e drejtë që nuk varet nga humori i një ministri apo i një politike. Kjo është një e drejtë që lind me ne, sepse ne kemi lindur këtu. Dhe sa kohë duhet që një student shqiptar t’i japë provimet në gjuhën e tij?”, u shpreh organizatori Mevlan Ademi.

Dhune gjuhen shqipe RMV studentet tubimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.