Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministri Nufi në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile: Sigurojmë reagim më të shpejtë në çdo cep të vendit

19:46 / May 18, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1b076d5a e236 4a40 b34a 32a62287bd50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile (BMEC), ku u takua me efektivët e Forcave të Armatosura, që angazhohen çdo ditë në ndihmë të komunitetit për përballimin e situatave të vështira emergjente me theks të veçantë te reagimi ndaj zjarreve gjatë sezonit veror.  

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, gjeneralë, oficerë, nënoficerë e punonjës të BMEC. 

Ministri Nufi u shpreh gjatë fjalës së tij se mbetemi maksimalisht të angazhuar në forcimin e kapaciteteve për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe garantimin e një reagimi të shpejtë dhe efektiv, për të qenë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente.

“Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar mbledhjet e Komisioneve të Mbrojtjes Civile në të gjitha qarqet e vendit, me fokus të veçantë: masat parandaluese, identifikimin e zonave me rrezikshmëri të lartë, përditësimin e planeve të reagimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Njëkohësisht, është rritur ndjeshëm mbështetja për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me një financim prej rreth 800 milionë lekësh për vitin 2025 dhe mbi një miliard për vitin 2026.

Sot, ju jeni të kompletuar me pajisjet më moderne për përballimin e të gjitha llojeve të operacioneve emergjente e në veçanti, të zjarreve” , tha ministri Nufi. 

Ministri i Mbrojtjes, z. Nufi vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), si institucioni përgjegjës për koordinimin e sistemit të mbrojtjes civile, që angazhohet për koordinimin operacional në nivel kombëtar, si dhe bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Në prag të sezonit veror, ministri i Mbrojtjes, bëri apel për më shumë kujdes nga ana e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo rreziku.

“Një thirrje e fundit për të gjithë qytetarët e Republikës që të tregojmë përgjegjësi, kujdes dhe ndërgjegjësim në çdo veprim të përditshëm, të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet që raportojnë çdo rrezik në kohë reale. Mbrojtja civile nuk është detyrë vetëm e forcave të rreshtuara sot, po është detyrë kolektive e të gjithë qytetarëve. Së bashku, ndërtojmë më shumë siguri, së bashku garantojmë më shumë mbrojtjen e jetës dhe të vendit tonë”, u shpreh ministri Nufi.

Në përfundim të vizitës, Ministri Nufi shprehu mirënjohje për trupën e BMEC, duke falënderuar efektivët për gatishmërinë, përkushtimin, sakrificën dhe besimin që përcjellin tek qytetarët shqiptarë, në çdo cep të vendit. 

Në mjediset e Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, u prezantuan kapacitetet operacionale dhe logjistike në dispozicion për reagim emergjent, ndër të cilat: mjete zjarrfikëse dhe mjete operacionale, pajisje personale mbrojtëse për efektivët në terren, Qendra e Lëvizshme Operacionale e Mbrojtjes Civile, dron me kamera termike për monitorimin dhe identifikimin e vatrave të zjarrit, helikopterë të pajisur me sistemin “Bambi Bucket” për ndërhyrje ajrore në rastet e zjarreve masive, etj.

Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile ermal nufi ministri i mbrojtjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.