Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë

22:58 / May 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skender hita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësit Uljan Shpataraku, i konsideruar më herët si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit Ilir Proda.

Masa e përjashtimit është marrë me motivacionin e mosparaqitjes së rregullt në detyrë, një shkelje që është vlerësuar si e përsëritur në kohë.

Shpataraku, i cili mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte pezulluar më herët, në muajin mars të këtij viti, nga Sokol Bizhga, në atë kohë Drejtor i Përkohshëm i Policisë së Shtetit. Edhe ky vendim ishte marrë me të njëjtin motivacion.

Në vendimin e marsit, ndaj tij është argumentuar moszbatimi i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.

Mësohet gjithashtu se Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, ndërsa dyshohet se, me arsyetimin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në vendin e punës.

Sipas procedurave, Shpataraku ka të drejtën e ankimit ndaj vendimit të përjashtimit, ndërsa komisioni përkatës pritet të shqyrtojë rastin dhe të konfirmojë ose rrëzojë vendimin brenda një muaji.

ilir proda perjashtim Pune skender hita uljan shpataraku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake

11:37 / September 11, 2026

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë, policia i gjen armë, municion dhe 20 mijë euro

11:29 / September 11, 2026

Programi i strehimit/ Ibrahimaj: Nuk është ‘paketë elektorale’, miratohet në tetor! 4000 kredi të buta për çiftet e reja

11:26 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.