Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Djali ishte dënuar me lojëra fati”/ Mustafa Martinaj: Visi i fali një banesë nënës së Eljo Hatos, dhashë miratim se i shpëtoi jetën

11:44 / May 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3699
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës për pasuritë e Ervis Martinaj, për të cilat SPAK ka kërkuar konfiskimin e tyre me argumentin se nuk burojnë nga veprimtari të ligjshme.

Edhe këtë të enjte, njësoj si në dy seancat e shkuara, është paraqitur në seancë Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj i cili është zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022.

Mustafa Martinaj deklaroi se djali i tij ishte dënuar me lojëra fati. Sipas tij, Ervisi i kishte falur një banesë nënës së Eljo Hatos, pasi ky i fundit i kishte shpëtuar jetën.

“Nga 2008 e më pas, kur Visi erdhi në Tiranë, është marrë me pika loto me licensë. Ka pasur disa pika lojërash. Unë vetë nuk jam marrë me lojëra fati. Kam dijeni që djali është dënuar me lojëra fati. I kam kaluar të gjitha nga Banka e Shqipërisë te Pastrimi i Parave. Biserë Haton e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe u vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg. Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ia ka falur im bir, Ejlo Hato, me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë sepse Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtuar jetën Visit”, theksoi ai.

Babai banesë Ervis Martinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.