Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“100 euro para zgjedhjeve”, qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale

10:18 / May 22, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3761
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për gratë lehona, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi, tashmë i shpërndarë, për shkak të, “bllokimit nga blloku opozitar”.

Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.

Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit.

“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1 mijë euro.

Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat.

Ai tha se kishte premtuar se shtesat për lehonat do të jenë sa paga minimale, teksa akuzoi partitë që më herët kanë qeverisur se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për këtë kategori.

“Sivjet, nga korriku paga minimale bëhet 500 euro në muaj. E njësoj si vitin e kaluar, ne këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun, por po e bëjmë qysh tani, nga ky muaj”, tha Kurti.

Ekzekutivi paguan vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj për gratë lehona, të papuna, ndërkaq tre muaj për ato të punësuara, të cilat marrin edhe një pagesë sipas Ligjit të punës.

Kurti po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë “për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës”.

Këto vendime vijnë 16 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ngjashëm, Qeveria Kurti kishte vepruar edhe në prag të zgjedhjeve paraprake, të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.

Por, ndër vite, edhe ekzekutivet e udhëhequra nga partitë e tjera kishin ndërmarrë vendime të ngjashme, sikurse rritja e pagave për sektorë të caktuar, në prag të cikleve zgjedhore.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për inflacion prej 7.5 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, vitin 2025 Kosova e mbylli me inflacion prej 3.9 për qind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024./REL

kurti paketë sociale Qeveria Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.