Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Forcohen kapacitetet operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të projektit EU4FAST

13:29 / May 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3845
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policisë së Shtetit iu dorëzuan pajisje, mjete logjistike bashkëkohore dhe automjete, në kuadër të projektit “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor – EU4FAST”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të Ambasadës Franceze, ambasadave partnere të projektit, si dhe përfaqësues të organizatave dhe strukturave të përfshira në zbatimin e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Policinë e Shtetit, duke theksuar se ky donacion do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve për hetimin e krimit kibernetik, menaxhimin e kufijve dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe në rritjen e efektivitetit të punës operacionale në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe kontrabandimit të migrantëve.

Përmes projektit EU4FAST, Bashkimi Evropian vijon të mbështesë forcimin e strukturave ligjzbatuese, menaxhimin e kufijve dhe bashkëpunimin gjyqësor, në funksion të goditjes së rrjeteve kriminale, mbrojtjes së personave vulnerabël dhe garantimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Pajisjet e dorëzuara përfshijnë licenca të programit “Mercure”, për hetimin e krimeve kibernetike dhe analizën e riskut, skanerë portativë CTMS për dokumente dhe mjete për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, një furgon të dedikuar për transportin e migrantëve, si dhe një automjet në mbështetje të hetimeve të Policisë Shkencore në vendngjarje.

forcohen kapacitetet operacionale Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.