Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

30 maji, afati i fundit për pajisjen me POS 

16:42 / May 24, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati i 30 majit për pajisjen me POS apo POI të bizneseve që kryejnë pagesa cash. Administrata Tatimore kërkon që çdo pikë shitjeje në sektorë si turizmi, transporti dhe institucionet publike të ofrojë pagesa elektronike. Në fokus janë hotelet, resortet, bujtinat, apartamentet turistike, por edhe shërbimet e transportit dhe shoqëritë me kapital shtetëror.

Sipas Tatimeve, përdorimi i POS-it lehtëson pagesat për qytetarët dhe turistët, rrit transparencën dhe ndihmon në formalizimin e ekonomisë, sidomos në prag të sezonit veror.

Sipas Administratës Tatimore, çdo pikë shitjeje duhet të jetë e pajisur me pajisje elektronike pagese, në mënyrë që qytetarët dhe turistët të kenë mundësi të kryejnë pagesa me kartë apo forma të tjera elektronike.

Ky proces synon të reduktojë përdorimin e cash-it dhe të rrisë transparencën në transaksione, sidomos në prag të sezonit turistik veror, ku pritet fluks më i lartë vizitorësh. Administrata Tatimore u bën thirrje bizneseve që të marrin masat brenda afatit, pasi në të kundërt parashikohen masa administrative dhe gjoba për subjektet që nuk zbatojnë detyrimin ligjor.

30 maji afati Biznesi pajisja pos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.